6 Janar 2017 - 23:15
Moti i ligë ka detyruar sot zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të anulojnë ose të ndërrojnë drejtim të të gjitha fluturimeve në ardhje, transmeton Koha.net.
Sot janë realizuar fluturimet Bazel – Prishtinë dhe anasjelltas, Prishtinë – Zurich, dhe Stamboll- Prishtinë, thuhet në komunikatë.
46 fluturime për sot ishin të planifikuara, dhe deri më tani janë realizuar 7 fluturime, 5 shkuarje e 2 ardhje, ndërsa pritet të realizohen edhe 8 fluturime, ka konfirmuar Unidon Krasniqi, zyrtar për informim në Aeroportin e Prishtinës.
“Janë realizuar 7 fluturime, 5 shkuarje e 2 arritje e presim që të realizohen dhe 8 fluturime që ende janë në plan të operohen në orët e vona të mbrëmjes, disa fluturime për shkak të kushteve të rënduara atmosferike janë anuluar, ndërsa një pjesë e tyre janë transferuar dhe pritet të realizohen nesër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai më tutje ka thënë se, “lusim udhëtaret që për fluturimet e parealizuara të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për të aranzhuar itinerarin e ri të fluturimeve dhe informacione shtesë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...