Dehari ndihej plotësisht i pafajshëm, brengosej për montim të rastit

7 Janar 2017 - 07:14      

Astrit Dehari po priste kohë të vështirë para vetes, kur e kuptoi se Prokuroria po e hetonte për veprën penale të terrorizmit.

Shkruante edhe se ka vite të vështira përpara. Këto dhe shumë shënime tjera, i ndjeri Dehari i mbante në një bllok xhepi dhe në disa fletë tjera A-4, shkruan sot Koha Ditore.

Janë 63 fletë të tilla dhe 22 tjera nga blloku i shënimeve të aktivistit të Vetëvendosjes që janë bërë objekt analize i një grupi mjekësh ekspertë të Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Raporti, të cilin e ka siguruar KTV-ja, është hartuar për të kuptuar gjendjen emocionale të tij në ditët e qëndrimit në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Një hetim zyrtar shtetëror erdhi në përfundim se Dehari ka bërë vetëvrasje, derisa kjo u bë publike nga ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, vetëm 13 ditë pas vdekjes së Deharit. Por, mjekët e angazhuar nga familja erdhën në përfundim tjetër, se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia e dhunshme.

Tani, raporti i fundit konstaton se i ndjeri nuk kishte gjendje emocionale të rëndë, që do të çonte në vetëvrasje. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...