Ndalimin e Haradinajt në Francë e dënon edhe “BESA”

6 Janar 2017 - 21:58      

Lëvizja BESA e dënon dhe e vlerëson si të padrejtë aktin e ndalimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, nga organet e rendit në Francë, edhe pse Tribunali i Hagës atë e ka liruar nga çdo akuzë.

“Me këtë rast apelojmë deri te shteti i Francës, por edhe te gjithë bashkësia ndërkombëtare, si dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që sa më parë të ndërhyjnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë për lëvizje të lirë, që të ndërpritet maltretimi i mëtutjeshëm i zotëri Haradinajt”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

“Po ashtu apelojmë që të respektohen institucionet politike të Republikës së Kosovës dhe mos të lihet hapësirë për agjenda të cilat e kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Mosazhurnimi i procedurave për lëvizjen e lirë të z. Haradinajt mund të merret edhe si një mossukses i diplomacisë kosovare, andaj kërkojmë angazhim më të madh në këtë drejtim”, thuhet më tej në kumtesë.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...