Vështirësohet qarkullimi në rrugën Nish-Beograd, andej po kalojnë edhe shqiptarët

6 Janar 2017 - 20:27      

Stuhia e borës sot ka vështirësuar qarkullimin në rrugën Nish–Beograd, ndërsa besohet se një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë gjenden në atë rrugë, pasi janë duke u kthyer në perëndim pas festave të fundvitit që kaluan në Kosovë.

Si pasojë e kushteve të vështira në rrugë, sot në mëngjes ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku janë përfshi mbi 30 vetura në afërsi të qytetit të Nishit. Njoftohet se përveç lëndimeve të lehta dhe dëmeve materiale, nuk ka viktima. Ndihma e parë u është dhënë 22 personave.

Siç raporton Hina, në këtë rrugë të bllokuar janë rreth 10,000 njerëz.

Xhandarmeria serbe në Nish, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ishte e përfshirë në operacionin për hapjen e rrugës, pas bllokimit nga automjetet e aksidentuara.

Qarkullimi i të gjitha automjeteve është ndaluar në rrugën Aleksinac dhe Leskovc, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...