Foto: Ilustrim / Koha

Qeveria s’flet për ndërprerje të bisedimeve me Serbinë, shpreh shqetësim për Haradinajn [video]

6 Janar 2017 - 19:15      

Shqetësim ka shprehur Qeveria e Kosovës për arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritet franceze.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, megjithatë nuk ka folur për ndonjë masë reciprociteti për Serbinë, me urdhërarrest të së cilës është ndaluar Haradinaj.

Atij i është kërkuar që të ndërpriten bisedimet për normalizim marrëdhëniesh, si një nga hapat pas këtij arrestimi të ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, raporton KTV.

Mustafa ka folur vetëm për angazhimin që këto urdhërarreste dhe aktakuza të Serbisë të shpallen të pavlefshme.

“Në konsultim të gjithanshëm me autoritetet brenda dhe jashtë vendit, do të shqyrtojmë masat adekuate të veprimit në rast se Serbia, duke përdorur mekanizmat ndërkombëtarë që merren me rend dhe ligj, do të vazhdoj të aplikoj këto akte të palejueshme dhe të pamoralshme politike ndaj veprimatërëve dhe luftëtarëve për liri të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se institucionet e Kosovës po punojnë që Haradinaj të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është kundër këtyre fletarresteve të Serbisë, të cilat janë akte plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të provokuar tensione, konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe më gjerë”, ka shtuar më tej ai.

Vet Mustafa, para një viti, në Facebook, i ishte përgjigjur një deklarate të Haradinajt dhënë në KTV, duke shkruar se ‘Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: “nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestojë Isa Mustafën...ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka të burgosur të popullit”.

Pas kësaj, kryeministri e kishte mbyllur faqen e tij në Facebook për një kohë.


Qeveria s’flet për ndërprerje të bisedimeve me... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...