Krejt çka ndodhi në marshin protestues për Ramush Haradinajn sot në Prishtinë [video]

6 Janar 2017 - 19:10      

Tek obelisku, New Born ka qenë takimi i qindra protestuesve të thirrur nga AAK-ja në mbështetje të liderit Ramush Haradinaj.

Me Haradinajn janë solidarizuar edhe zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, Nismës si dhe krerë të organizatës së veteranëve të luftës së UCK-së, raporton KTV.

Fillimisht, një fjalim të shkurtër e mbajti nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini.

Nga aty ai dërgoi mesazh për Francën se kjo nuk është drejtësi, ndërsa tha se asnjë nga qeveritë që nga paslufta nuk ka qenë e interesuar t’i ruajë gurët e themelit të shtetësisë, një nga të cilët është edhe Ramush Haradinaj.

Por, para se të nisnin marshin protestues drejt ambasadës franceze në lagjen Arbëria, Gjini e pati edhe një porosi.

Me gjithë temperaturat e ulëta dhe terrenin e vështirësuar nga bora, marshi arriti deri tek ambasada franceze.

Organizatorët kishin planifikuar që aty të ishin vetëm kalimthi dhe marshuesit të vazhdonin drejt pa u ndalur, por jo të gjithë e respektuan këtë.

Shumë zyrtarëve të AAK-së iu desh të bindnin disa nga protestuesit që të vazhdonin rrugën dhe marshin e qetë për t’u kthyer sërish te vendi nga u nisën.

Aty brohoritjet për Haradinajn e UÇK-në vazhdonin.

Megjithatë, gjithçka kaloi qetë dhe marshuesit u kthyen sërish para New Born-it, nga ku, Ardian Gjini u tregoi se në Ambasadën Franceze kanë deponuar një letër përmes së cilës kërkojnë që të përshpejtohen procedurat për lirimin Ramush Haradinajt.


Krejt çka ndodhi në marshin protestues për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...