6 Janar 2017 - 19:06
Përmes një postimi në Facebook, ai shpreh keqardhje se si disa shtete ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit, derisa merr shembull plot shtete të tjera, siç janë Gjermania, Austria e që sipas tij, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi, raporton KTV.
“Ne si popull e si individë nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lëre më nga fletarrestet e tij. Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës: Rrugën e shtetit të Kosovës nuk do të mund ta ndalë askush. Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërkohë që Kosova ia ka nisur një letër të dytë shtetit Francezë me të cilin kërkon që të lirohet ish-kryeministri Haradinaj.
Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i cili e ka quajtur goditje të rëndë për Kosovën këtë arrestim.
Ai tha se Ministria e Drejtësisë, në letrën dërguar autoriteteve francezë ka shpjeguar faktet se shteti i Serbisë nuk ka më juridiksion mbi shtetin e pavarur të Kosovës, e po ashtu sipas tij, MPJ-ja do t’ua nisë një letër të gjitha shteteve anëtare të Interpolit që fletarrestet e tilla të mos merren për bazë.
2 ditë pas arrestimit të Haradinajt, Hoxha tha se ka planifikuar dhe ka bërë një kërkesë që të udhëtojë në Francë për të parë nga afër situatën.
Megjithatë, ai ka bërë thirrje që të ruhen marrëdhëniet miqësore mes shtetit të Francës dhe Kosovës.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbesë në paraburgim në Francë, deri në një kërkesë zyrtare të Serbisë për ekstradimin e tij.
Nga letra e Haradinajt deri te thirrja e... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...