6 Janar 2017 - 17:16
Vetëvendosje ardhjen e pelegrinëve e ka quajtur provokim, i cili rëndon edhe më shumë plagët e shumë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovës.
“Protestat e vazhdueshme kundër këtyre vizitave janë thirrje për t'u vendosur drejtësi, kurse dhuna policore nga organet e rendit ndaj protestuesve është veprim kundër drejtësisë, dhe si i tillë i papranueshëm”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e pesë protestuesve, të cilët u arrestuan sot në Gjakovë.
“Sikurse edhe në herët e kaluara, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe sot qytetarë që po kundërshtonin ardhjen e këtyre pelegrinëve, bashkë me të cilët edhe kriminelë të luftës, të cilët nuk u hetuan asnjëherë. Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh shqetësimin për arrestimin e Hazbije Pruthit, Mimoza Shalës, Haxher Bytyqit, Shkëndije Hodës dhe Sanije Berishës, dhe kërkon lirimin e mënjehershëm të tyre”, thuhej në njoftim.
“Nuk mund të ketë pajtim me Serbinë përderisa drejtësia nuk është vendosur. Serbia përveçse nuk ka kërkuar falje, ajo po mban në fuqi fletë-arrestet për pjesëmarrësit në luftën tonë çlirimtare. Prandaj, protestat janë të pashmangshme deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...