Apeli i Muratit për bashkatdhetarët që udhëtojnë kah Serbia

6 Janar 2017 - 16:44      

Ministri i Diasporës, Valon Murati i është drejtuar me një apel bashkatdhetarëve që udhëtojnë përmes Serbisë.

“Të gjithë ju që udhëtoni përmes Serbisë për në vendet ku punoni ju rekomandoj që për shkak të vështirësive që ka shkaktuar stuhia e borës edhe nëpër rrugët e Serbisë, në rast të telasheve të kontaktoni me përfaqësuesit e Zyrës së Kosovës në Beograd ose në këtë numër telefoni +38166247743 ose përmes emailit: [email protected]”, ka shkruar Murati, përcjell Koha.net.

“Gjithashtu edhe njëherë u rekomandoj që para nisjes të shikoni aplikacionin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar http://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WG-w41UrKUn, në mënyrë që të vendosni se përmes cilës pikë kufitare do të udhëtoni”, ka shtuar më tej.

Sipas informatave, ka thënë Murati, po vërehet se pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdare (në këto çaste deri në 5-6 orë) andaj do të ishte mirë të frekuentohen edhe vendkalimet e tjera kufitare.

“Sipas informatave që kam nga Policia Kufitare të gjitha vendkalimet e Kosovës me Serbinë janë të qarkullueshme. Bashkatdhetarët, për shkak të kushteve të rënduara të motit, luten për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në Serbi”, ka thënë Murati.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...