VV: Arrestimet në Gjakovë janë shtypje e kërkesës për drejtësi

6 Janar 2017 - 15:09      

Lidhur me vizitën e pelegrinëve serbë në Gjakovë dhe për arrestimet pesë protestuesve kundër kësaj vizite që u bënë nga Policia e Kosovës, me një kumtesë ka reaguar Vetëvendosje e cila ka kërkuar lirimin të menjëhershëm për të arrestuarit, transmeton Koha.net.

Në këtë reagim, Vetëvendosje ka thënë:

Ardhja e pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të Gjakovës është veprim provokues, i cili i rëndon edhe më shumë plagët e shumë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit. Protestat e vazhdueshme kundër këtyre vizitave janë thirrje për t'u vendosur drejtësi, kurse dhuna policore nga organet e rendit ndaj protestuesve është veprim kundër drejtësisë, dhe si i tillë i papranueshëm.

Sikurse edhe në herat e kaluara, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe sot qytetarë që po kundërshtonin ardhjen e këtyre pelegrinëve, bashkë me të cilët edhe kriminelë të luftës, të cilët nuk u hetuan asnjëherë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh shqetësimin për arrestimin e Hazbije Pruthit, Mimoza Shalës, Haxher Bytyqit, Shkëndije Hodës dhe Sanije Berishës, si dhe kërkon lirimin e mënjehershëm të tyre.
Nuk mund të ketë pajtim me Serbinë përderisa drejtësia nuk është vendosur. Serbia përveçse nuk ka kërkuar falje, ajo po mban në fuqi fletë-arrestet për pjesëmarrësit në luftën tonë çlirimtare. Prandaj, protestat janë të pashmangshme deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...