Nikoliq kërcënon: Kosova e di mirë se Serbia nuk është e dobët [video]

6 Janar 2017 - 14:42      

Serbia nuk është e dobët, këtë e di shumë kush, e përfaqësuesit e Prishtinës në veçanti duhet ta dinë, ka thënë Nikoliq duke folur rreth ndalesës për ta vizituar Shtërpcën, transmeton Koha.net.

Kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq i ka mbetur shumë merak që nuk i është lejuar vizita në Shtërpce dhe zemërplasur ka folur sot rreth ndalesës për hyrje në territorin e Kosovës për të marrë pjesë në kremtimin e Krishtlindjes Ortodokse.

Ai, lidhur me këtë ndalesë, ka thënë se Serbia ka respektuar të gjitha procedurat, por Kosova ka vendosur që t’ia ndalojë vizitën, sipas tij, ”për shkak të pasionit për pavarësi dhe mungesës së masave”.

"Nuk kanë mend të vlerësojnë ç’ është dhe ç’ nuk është e mundur, e kjo, pavarësia nuk është e mundur, ajo po shtyn që vazhdimisht të zihen me ne dhe sjelljen tonë paqësore ta interpretojnë si dobësi. Serbia nuk është e dobët, këtë e di shumë kush e përfaqësuesit e Prishtinës në veçanti duhet ta dinë”, citon Novosti të ketë thënë Nikoliq duke folur pse nuk u lejua të vizitojë Shtëpcën.
Ai ka shtuar se "Prishtina është fshehur pas Vëllait të Madh dhe Serbia këtë e di, por i duhet t’i shmangë konfliktet që të mos ndërmerren masa kundër saj.
"Serbia i ka kufijtë e vet. Nuk është kufiri ai që unë nuk mund të shkoj në Kosovë, kufiri, deri diku është arritur. Çdo gjë që Serbia ka mundur t’ia besojë nga kompetencat e veta, ia ka dhënë Kosovës dhe duket se çdo gjë tjetër që ka mbetur për t’u biseduar është pajtimi paqësor për pavarësi”, ka thënë ai.

Nikoliq ka shtuar se herën e fundit në Kosovë ka qenë para dy vjetësh në Gazimestan porse nuk ka mundur të marrë pjesë në inaugurimin e kreut të Kishës Ortodokse, sepse “UNMIK e paska kthyer për shkaqe sigurie”, por, kjo, sipas tij, nuk do të thotë se do të heqë dorë për të ardhur sërish në Kosovë.


Nikoliq kërcënon: Kosova e di mirë se Serbia... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...