Foto: Ilustrim

Ushtria ndërhyn në Kukës, bora te tuneli 70 cm

6 Janar 2017 - 13:42      

Një divizion i ushtrisë, së bashku me disa mjete është vënë në dispozicion të bashkisë së Kukësit.

Kryebashkiaku Bashkim Shehu i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama gjatë një bisede telefonike, ndihmë për të përballuar situatën. Në dispozicion të Bashkisë së Kukësit është vënë edhe një fadromë dhe një gjenerator që do bëjë furnizimin me energji të njësisë vendore.

Fadroma dhe mjetet e rënda të ushtrisë kanë nisur nga puna në zonat e thella të qytetit verior për të hapur rrugët e bllokuara nga reshjet intensive të borës.

Ndërkohë nga moti i keq dhe erërat e forta, i gjithë Kukësi është pa energji elektrike që prej orës 13:00 të ditës së enjte, si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit të energjisë, 110 kilovolt në Krumë të Hasit.

Specialistët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur defekti, por deri tani nuk është bërë i mundur riparimi.

Temperaturat deri në minus 10 gradë nuk kanë favorizuar elektricistët të cilët janë detyruar që të ndërpresin punën për shkak të të ftohtit të madh.

Bora arrin në 1 metër, duke lënë të bllokuar dhjetëra Njësi Administrative në Kukës, Has e Tropojë.Lartësia e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash ku punojnë 8 borëpastruese. Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...