Apeli lë në fuqi dënimin me 5 vjet burgim për rekrutuesin në terrorizëm

6 Janar 2017 - 13:40      

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi me 13.12.2016, dënimin me 5 vjet burgim ndaj të akuzuarit Musa Ademi, për veprën penale: Rekrutim për terrorizëm, njofton kumtesa nga Gjykata e Apelit, transmeton Koha.net.

Në këtë mënyrë Kolegji penal, refuzoi ankesat e Prokurorisë Speciale dhe avokatit mbrojtës, duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 25.10.2016, sipas të cilit i akuzuari u gjet fajtor për dërgimin e disa shtetasve të Kosovës në Siri, për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimin e shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë si dhe nuk ka as shkelje të Ligjit Penal në dëm të akuzuarit.

Kjo gjykatë e vlerëson të drejtë edhe vendimin mbi dënim, dhe konsideron se i njëjti është në përputhje me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale dhe shkallen e përgjegjësisë se të akuzuarit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...