Kosova ngre aktakuzë për krime lufte për të ekstraduarin nga Bosnja

6 Janar 2017 - 13:11      

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër B.S. për veprime të cilat pretendohet se janë kryer në Fushë Kosovë, më ose rreth datës 26 mars 1999, transmeton koha.net.

“I pandehuri akuzohet për krime të luftës kundër popullatës civile, siç parashihet dhe dënohet në bazë të neneve 22 dhe 142 të Ligjit Penal të republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LPRSFJ), aktualisht të ndëshkueshme në bazë të neneve 31 dhe 152 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), në shkelje të nenit 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, dhe në shkelje të neneve 4 dhe 5(1) të Protokollit shtesë II të datës 8 qershor 1977 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha këto rregulla të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë dhe gjatë gjithë kohës përkatëse”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Prokuroria Speciale.
Kjo aktakuzë është ngritur nga prokurori pas ekstradimit të pandehurit nga Bosnja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...