“Serbia do ta kërkojë sa më shpejt ekstradimin e Haradinajt”

6 Janar 2017 - 09:37      

Ministria e Drejtësisë e Serbisë do të kërkojë në afatin sa më të shkurtër ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca, transmeton Koha.net.

Sipas medieve të Beogradit, Ministria e Drejtësisë do t’ia dërgojë kërkesën për ekstradim bashkë me dokumentacionin përkthyer frëngjisht Gjykatës së Apelit në Colmar.

Prokurori për krime lufte i Serbisë Milan Petroviq, ka deklaruar se procesi kundër Ramush Haradinaj nuk është i parashkruar.
"Prokuroria për krime lufte merret me veprat penale që nuk parashkruhen, pra procesi kundër Ramush Haradinajt do të vazhdojë derisa ai të jetë gjallë", ka thënë Petroviq për rts.
Sipas tij, “Haradinaj nuk do të mund të lirohet derisa të mos gjendet para gjykatës kompetente , e në këtë rast, gjykata kompetente do të ishte në Serbi".

Ramush Haradinaj, ish - kryeministër i Kosovës dhe lideri aktual i AAK-së është arrestuar të mërkurën nga autoritete franceze në Bazel me feltëarrest të Serbisë nga vitit 2004.
Dje Gjykata e Apelit në Colmar, Francë, mori vendim që Haradinaj të mbahet në paraburgim deri sa të arrijë kërkesa e Serbisë për ekstradim dhe derisa, siç është thënë nga autoritete e drejtësisë franceze, të verifikohet vlefshmëria juridike e kërkesës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...