6 Janar 2017 - 09:11
“Unë do të votoj kundër këtij ligji”, ka shkruar ai duke shtuar se “deputetët shpërblehen mjaftueshëm bile edhe e tejkaluar në krahasim me punën e disa prej neve që e bëjmë dhe atë duke u bazuar edhe në përkushtimin tonë të sinqertë për ndryshimin e gjendjes ekonomike për qytetarët tonë”.
Berisha ka shkruar:
Unë Veton Berisha deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues i komunitetit Egjiptian deklarohem publiksht KUNDËR dhe do të votoj KUNDËR çfarëdo lloji të rritjes së pagave për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Mendoj dhe konsideroj se deputetët shpërblehen mjaftueshëm bile edhe e tejkaluar në krahasim me punën e disa prej neve që e bëjmë dhe atë duke u bazuar edhe në përkushtimin tonë të sinqertë për ndryshimin e gjendjes ekonomike për qytetarët tonë.
Aq më tepër unë kam arsye shumë më të madhe për të votuar kundër nga se përfaqësoj një komunitet i cili gjendja e tij ekonomike nuk është për t’u dëshiruar ku një pjesë e madhe e tyre ballafaqohet me mbijetesën dhe jeton nga asistenca sociale.
Mendoj dhe konsideroj se rritja ekonomike në Kosovë do të duhej të reflektoj në rritje të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë të deputetëve si përfaqësues të popullit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...