6 Janar 2017 - 07:58
Ajo është zmbrapsur nga përpjekja për ta larguar prej misionit në Bullgari, shkruan sot Koha Ditore.
Rifaj ishte bërë pjesë e shërbimit të jashtëm, duke qenë aktivist i subjektit kryesor në pushtet, Partisë Demokratike, që prej dy mandatesh e drejton diplomacinë.
Ka qenë kryesues i Kuvendit Komunal të Dragashit. Është akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, ndërkaq një prokuror është ankuar në të për kërcënim.
Burime të gazetës kanë thënë se Rifaj me “forcë” vazhdon ta mbajë pozitën në Konsullatën e Kosovës në Sofje, përcjell Koha.net. Kjo për shkak se në maj të vitit të shkuar, Petrit Selimi, si ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme, kishte firmosur një vendim, me të cilin kërkohej që Rifaj të kthehej në Kosovë.
“Koha Ditore” e ka siguruar një kopje të vendimit. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të gazetës)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...