Dimër i ashpër pritet në fundjavë

6 Janar 2017 - 07:48      

Reshjet e borës kanë vështirësuar komunikacionin në të gjitha akset rrugore të Kosovës.

Dita e parë, sipas institucioneve qendrore dhe atyre komunale, është menaxhuar më lehtë, por ato kanë tërhequr vërejtjen për ditët në vijim, pas paralajmërimeve për uljen e madhe të temperaturave, shkruan sot Koha Ditore.

“Rrugët e Kosovës kanë qenë të gjitha të kalueshme. Vështirësitë më shumë janë shfaqur në zona rurale dhe në dy akse rrugore rajonale - ajo që çon te pikëkalimi kufitar Kullë-Rozhajë dhe në afërsi të Kaçanikut”, ka thënë Qemajl Jonuzi, udhëheqës i Divizionit për mirëmbajtje të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Jonuzi ka kërkuar kujdes për ditët në vazhdim, kur, sipas tij, pritet krijimi i shtresave të akullit.

Madje, ai ka thënë se mund të përballemi me gjendje që e quan “gjysmë të jashtëzakonshme”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...