5 Janar 2017 - 20:54
“Prej qiellit shihet që ai i ka mbajt dy poste dhe në demokracinë kushtetuese parlamentare në asnjë vend nuk lejohet mbajtja e një posti politik. Shefi i shtetit nuk guxon me mbajt, pikë, dhe kjo mbetet kështu. Në 2010, 10 janar, kam kërkuar ndihmë për ligjin për buxhetin sepse e di Hashimi përmes Gani Kocit dhe militantëve tjerë, donte që edhe unë me shku me raportu në komisionin për buxhet por unë u mundova m’i tregu që buxheti për Gjykatë nuk mund të jetë pjesë debati por duhet ashtu siç propozohet të futet në buxhet”, ka thënë Hasani.
Hasani thotë se të gjitha këto i ka të shkruara në ditar.
“Me më dëgju mu t’i largohesh prej njërës, privatisht në zyrën e tij, kam shkuar për me fol për ligjin për buxhetin. I kam thënë keq se ajo mund të përfundoj te ne. Ai duhet me qenë i ndershëm me thënë, ai dhe Pacolli, ata kanë menduar që unë nuk flas”, ka thënë Hasani.
Ai foli edhe për një takim të mëvonshëm me ish presidentin Fatmir Sejdiu ku sipas Hasanit prapë i tregoi që nuk është e ligjshme të vazhdonte me dy poste dhe duhet të tërhiqet.
“Aty është diskutuar, është votuar dhe është gjithçka publike në vendim. Gjithçka tjetër është rren”, ka thënë ai.
Tutje Hasani theksoi se tash nuk flet më me ish presidentin Fatmir Sejdiu.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...