Çfarë thotë Hasani për polemikat me kryeakademikun Hivzi Islami

5 Janar 2017 - 20:49      

Lidhur me polemikat me kryetarin e akademisë së shkencave, Hivzi Islamin, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani theksoi se polemika nuk kishte asnjë akuzë profesionale por vetëm personale.

Sipas tij, Islami është kryetar i akademisë dhe duhet të sillet si i tillë.

“Ai e nisi me akuzë personale, ai është kryetar akademike e jo prokuror dhe duhet m’u sill si i tillë. Nuk kishte akuza profesionale aty. Caktimi i kufijve është çështje e ligjit ndërkombëtarë, së pari duhet të bëhet delimitimi i kufjive. Kufiri i Kosovës me Malin e Zi nuk ka marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund të formosh komision për demarkacion pa e dit saktë çka nënkuptohet me kufij të Kosovës sipas Kushtetutës së ’74-shit”, ka thënë ai.

“Me mua ai nuk është marrë për çështje të kufirit, ai është marrë me mua vetëm një rresht çështje personale kur e fut në thonjëza fjalën ekspert”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...