“Në Bruksel është dialoguar sot për nesër”

5 Janar 2017 - 20:24      

Ndërtimi i murrit në veriun e Mitrovicës tregon se palët dialoguese në Bruksel nuk e trajtuan me seriozitetin e duhur çështjen e veriut të Kosovës, thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Sipas tij në Bruksel është dialoguar sot për nesër.

“Dialogu ka qenë i pastruktuar, ka shkuar sot për nesër, e për këtë arsye kur të del muri çuditen edhe ata që është dashtë me ditë. Kjo tregon që ti nuk ke pas asnjë ndikim në dialog. S’ke pas asnjë levë ndikimi”, ka thënë ai.

Veriu i Mitrovicës është çështje e sigurisë dhe jo çështje e kontrollit të kufijve, thotë Hasani.

“Zgjidhje nuk ka se tash procesi ka shkuar shumë larg. Dialogu për veriun e Kosovës është dialog për sigurinë euro atlantike, ajo është leva e Arkimedit që e lëviz Kosovën. Këtë se kanë pasur parasysh dhe kur se ke këtë parasysh atëherë e merr çështjen e veriut si çështje të kontrollit të kufijve, kontrollit të gjykatave”, ka thënë ai.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...