Foto ilustrim

Anita Haradinaj: Kemi marrë disa telefonata, por s’kemi konfirmim për paraburgim

5 Janar 2017 - 19:50      

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kreut të AAK-së, Ramusha Haradinaj i ka thënë televizionit publik se janë në pritje të konfirmimit zyrtar rreth vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit në Francë.

“Ne jemi në pritje të një konfirmimi zyrtar. Shteti i Kosovës duhet të vetëdijesohet dhe në Bruksel do të duhej të bisedohej për të pastruar këto lista që të mos ketë më çështje të tilla. Kemi marrë disa telefonata por ende nuk kemi konfirmim zyrtar për paraburgimin”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Agjencia e lajmeve, Reuters, para pak çastesh njoftoi se ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të mbesë në paraburgim në Francë, deri në një kërkesë zyrtare të Serbisë për ekstradim të tij, duke cituar njoftimin nga Gjykata e Apelit në Francë.

Haradinaj, që u ndal dje në Francë, konsiderohet nga Serbia si kriminel lufte me rolin e tij si udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritet franceze gjatë ditës së djeshme, në pjesën franceze të Bazelit, bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004, kinse për krime lufte.

Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës ku po gjykohej si i dyshuar për krime lufte.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...