5 Janar 2017 - 21:39
Atij, në raportin e progresit, iu theksuan disa mangësi, të cilat i duhet t’i korrigjojë.
Për këtë arsye, ai në javën e parë të vitit ka dhuruar automjetet për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, të cilat do të shërbejnë për punët në terren.
Ministri Imet Rrahmani është zotuar se do të vazhdojë të përkrahë të gjitha institucionet, por nuk ka qenë konkret se cilat nga rekomandimet e dala nga Raporti i Progresit do t’i trajtojë më me prioritet.
Sektorit të shëndetësisë i janë bartur edhe këtë vit shumë probleme. Institucionet do të vazhdojnë të kenë mungesë të barnave e shërbime të tjera mbeten ngjashëm si në vitin e kaluar.
Qytetarëve u mbetet barra kryesore për mbulimin e harxhimeve, pasi edhe vet zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se furnizimi nuk pritet të jetë më i mirë as këtë vit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...