5 Janar 2017 - 19:28
Kolona e automjeteve që po prisnin në këtë pikë kufitare ka arritur në më shumë se 3 kilometra, raporton KTV.
Mes tjerash, bashkatdhetarët nga diaspora thonë se në këtë vendkalim po punohet shumë ngadalë.
Policia njofton se për shkak të fluksit të madh të automjeteve në këtë pikëkalim, pritjet janë të gjata.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, apelon te mërgimtarët që të përdorin edhe pikat tjera kufitare, për t’iu shmangur pritjeve të gjata.
Edhe Ministria e Diasporës ka rekomanduar mërgimtarët që të zgjedhin edhe pika të tjera për kalimin kufitar. Kolona dhe pritje të gjata këtyre ditëve ka edhe në pikën tjetër kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atë te Dheu i Bardhë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...