Telashet që sollën reshjet e borës në Kosovë [video]

5 Janar 2017 - 19:23      

Për shkak të reshjeve të pandërprera të borës, 3 fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Qytetarët, të cilët kanë ateruar gjatë ditës në këtë aeroport, kanë treguar se ka pasur vështirësi, madje disa aeroplanë janë detyruar të qëndrojnë në ajër me orë të tëra.

Megjithëkëtë, sipas zyrtarëve të këtij aeroporti, shumica dërmuese e fluturimeve janë kryer normalisht. Ndërsa, me gjendjen aktuale pritet që edhe fluturimet tjera të parapara të realizohen sipas orarit të paraparë, raporton KTV.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se “të gjitha rrugët rajonale dhe Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ janë të kalueshme”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri tash nuk është njoftuar për bllokim të ndonjë rruge.

Sipas statistikave, gjatë 24 orëve të kaluara, kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, prej tyre 15 me të lënduar. Edhe në kryeqytet, përkundër reshjeve, të gjitha rrugët në pjesët urbane dhe rurale janë të kalueshme.

Për vështirësi në qarkullim për shkak të rrugëve dhe trotuareve të papastruara është raportuar nga Ferizaj.


Telashet që sollën reshjet e borës në Kosovë by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...