5 Janar 2017 - 19:18
Tomë Gashi ka folur rreth analizave të ADN-së që u janë bërë rrobave të të ndjerit, në shumicën e të cilave është gjetur gjak, raporton KTV.
Në 3 mostra, analizat janë përputhur me ato të Astrit Deharit, derisa analizat janë bërë vetëm për t’i krahasuar nëse përputhen me mostrat e Deharit.
Në një konferencë me gazetarë, Gashi ka shfaqur deklarata të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhënë në KTV, duke i demantuar ato me dokumente të hetuesisë.
Ai e ka quajtur absurde kërkesën e Hoxhës për hetim të tij dhe dy mjekëve të familjes Dehari. Këtë, sipas Gashit, ministrja e bën ose nga padija ose se është e porositur nga dikush, prandaj ka thënë se ai dhe familja Dehari nuk do të ushtrojnë padi ndaj Dhurata Hoxhës.
Gashi ka thënë se familja është në kontakt me disa institucione të BE-së, për t’u përcaktuar pastaj se kush mund të angazhohet për një hetim të pavarur të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...