Shumë kritika për rritjen e pagave të deputetëve, “edhe ashtu të pamerituara” [video]

5 Janar 2017 - 20:16      

Përderisa paga minimale në Kosovë është 170 euro, paga e deputetëve të Kuvendit të Kosovës arrin deri në 1 mijë e 500 euro.

Kur i shtohen edhe mëditjet që deputetët marrin për seanca plenare dhe mbledhje të komisioneve, shpesh paga e tyre kalon shifrën prej 2 mijë eurosh.

Por as kjo shumë si duket nuk po u mjafton, pasi që ditëve të fundit është propozuar që pagat e tyre të rriten, raporton KTV.

Albert Krasniqit nga KDI-ja, që vazhdimisht monitoron punën e Kuvendit, ka thënë se në gjendjen ekonomike, në të cilën është Kosova, të zgjedhurit e popullit nuk i meritojnë as pagat e tanishme.

Kundër rritjes së pagave dhe mëditjeve, është deklaruar deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, i cili ka shtuar se për të dhe deputetët tjerë të Vetëvendosjes, një rritje e tillë është e pakuptimtë.

Përkundër pagave të larta, deputetë të partive të ndryshme janë parë shumë shpesh në seanca plenare vetëm sa për t’u nënshkruar për mëditjet e tyre.


Shumë kritika për rritjen e pagave të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...