5 Janar 2017 - 19:13
Më 17 qershor të 2015-ës, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin, Haradinaj u ndalua në Aeroportin e Lubjanës në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Policia e Serbisë në vitin 2006, por u lirua më vonë.
Më 22 tetor të vitit 2003, atëkohë komandanti i TMK-së, Agim Çeku, po kthehej nga Kroacia në Kosovë, kur u arrestua në aeroportin e Lubjanës në Slloveni.
Ai u mbajt një ditë në paraburgim, për shkak të fletarrestit të Interpolit, të iniciuar nga Serbia, e që kishte për bazë një vendim të Gjykatës së Qarkut të Nishit, të vitit 2002. Po nga shteti i Sllovenisë, në Kranjska Gora, ishte arrestuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, tash kryetar i Nismës, Fatmir Limaj, më 18 shkurt të vitit 2003, por ndaj tij ekzistonte një fletarrest ndërkombëtar, pasi kërkohej nga Tribunali i Hagës.
Ndërkohë, ndalesë për disa orë, po në vitin 2003, kishte përjetuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili atë kohë ishte kryetar i PDK-së. Më 2009-ën, Agim Çeku kishte përjetuar edhe 2 arrestime të tjera, më 23 qershor në vendkalimin kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe në Kolumbi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...