Molliqaj: Lirimi i Haradinajt të bëhet menjëherë e pa kushte, urgjente Republika e Re

5 Janar 2017 - 19:05      

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, e ka parë si urgjente e të domosdoshme krijimin e Republikës së Re, e si shkas e ka marrë edhe ndalimin e Ramush Haradinajt në pjesën franceze të Bazelit, sipas një urdhërarrestit të Beogradit.

Ky është qëndrimi i Molliqajt:

Dje dhe sot pati shumë reagime kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë. Përveç reagimeve, u dhanë edhe shumë propozime në lidhje me raportet e Kosovës me Serbinë.

Por, problemi nuk është tek propozimet e masave ndaj Serbisë, por tek kuptimi i vërtetë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përderisa Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj, ndërsa luftën e UÇK-së si luftë kriminale, Kosova nuk e përmend askund në dokumentet e saj themeltare luftën e UÇK-së. Pra as në Kushtetutë, e as në Deklaratën e Pavarësisë. Dorën në zemër, në këtë pikë nuk ka qenë si duhet as vet AAK-ja (nuk e kanë kundërshtuar as Pakon e Ahtisaarit e as Kushtetutën e Kosovës dhe e kanë mbështetur bukur gjatë dialogun me Serbinë). E mos të flasim për partitë në pushtet.

Thirrja jonë duhet të jetë ndryshimi i Kosovës në raport me Serbinë e jo anasjelltas. Duhet të angazhohemi për një Republikë të Re që e njeh përpjekjen e popullit për çlirim dhe atë e ka bazë në dokumentet themeltare të shtetit. Vetëm një Republikë e Re është garant për lëvizjen e lirë të çlirimtarëve tanë.

Ramush Haradinaj duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte. Por edhe krijimi i Republikës së Re është urgjent dhe i domosdoshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...