5 Janar 2017 - 19:04
Më parë, ai është vizituar në qytetin e vogël në kufi me Zvicrën nga konsulli i Kosovës në Strasbourg, Edon Cana.
Nga Prishtina, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur në telefon me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault, për t’i kërkuar lirimin e Haradinajt. “I shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë”, citohet të ketë thënë Hoxhaj. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, u ka shkruar letër shteteve të Bashkimit Evropian për të kërkuar që të mos marrin parasysh fletarrestimet politike të Serbisë.
Haradinaj u arrestua të mërkurën pasdite në Euro-aeroportin Basel Muluz Freiburg. Ai shoqërohej me pjesëtarë të familjes, kur policia e ndaloi, duke u bazuar në fletarrestimin ndërkombëtar. Serbia ka kërkuar menjëherë ekstradimin e tij në këtë shtet, kërkesë që nuk pritet të merret parasysh.
Ramush Haradinaj po mbahet në Francë by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...