Mustafa ngushëllon familjen Ismajli

5 Janar 2017 - 18:24      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Ismajli pas ndarjes nga jeta të delegates së Kuvendit të Kosovës në vitet ’90, Kadrije Ismajli.

Mustafa i ka shprehur ngushëllime delegatëve të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Ilaz Ramajli.

Me këtë rast, Mustafa ka theksuar se Ismajli dhe delegatët e tjerë të Kosovës në kohërat më të vështira dhanë kontribut historik në miratimin e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, duke rikonfirmuar vullnetin e paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.



Mustafa, po ashtu, ka shprehur respektin e Qeverisë së Kosovës për të gjitha ato gra dhe burra, që kontribuuan në çfarëdo forme për realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë Kadrije Ismajlin, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 dhe që miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik janë dekoruar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë” nga Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, më 2 korrik 2004.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...