Serbia i përgjigjet Lunaçekut: Krimet e luftës nuk vjetrohen

5 Janar 2017 - 17:53      

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur raportueses për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, se “krimet e luftës nuk vjetrohen”.

Deklarata e Gjuriqit vjen pas deklaratës së Lunaçekut se BE-ja duhet të bëjë presion ndaj Serbisë për t’i hequr flet arrestet e dala afati.

Lunaçek e ka dhënë këtë deklaratë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në pjesën franceze të Bazelit, i cili u ndalua në bazë të fletarrestit ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Gjuriq tha se Ramush Haradinaj dhe njerëzit nën komandën e tij duhet të përgjigjen kurdoherë për “krimet që kanë bërë”, raporton Tanjug, përcjell ksp.

“Ia rikujtoj deputetes së Parlamentit Evropian se procedurat kundër Haradinajt para Tribunalit të Hagës nuk kanë përfunduar pasi që janë vrarë dëshmitarët”, ka thënë Gjuriq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...