Foto: Koha / ilustrim

BE-ja po “përcjell për së afërmi”, rastin Haradinaj

5 Janar 2017 - 16:33      

“Jemi duke i verifikuara informacionet që janë në dispozicion dhe duke ndjekur zhvillimet për së afërmi” është krejt çfarë kanë mundur të thonë sot në BE lidhur me rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet e Francës sipas fletarrestim të Serbisë.

Ndërkaq në pyetjet e Kohës Ditore rreth problemit të kompetencave që i ka dhënë vetes Serbia për të mundur të ndjekë rastet ndaj të gjithëve në ish-Jugosllavi, nuk kanë dhënë ende përgjigje.

Kroacia e vetme tash e një kohë të gjatë e ka problematizuar në BE Ligjin e Serbisë për gjykimin e krimeve të luftës duke u ankuar se “me këtë Serbia i jep vetes një rol të Hagës rajonale” dhe krijon “paqartësi dhe pasiguri juridike”.

Kroacia mendon se ka edhe politikanë dhe ish-luftëtarë të Kroacisë që janë në fletarrestet e Serbisë.

Por BE-ja, në parim, ia njeh të drejtën Serbisë që të ketë një ligj të tillë, edhe pse ka diplomatë që pranojnë se ai ligj mund të keqpërdoret për qëllime politike. Pos politikanëve nga Kosova që janë ndaluar nga autoritetet e disa vendeve të BE-së (Haradinaj në Slloveni dhe Francë, Agim Çeku në Slloveni dhe Bullgari dhe Hashim Thaçi në Hungari) edhe politikani nga Bosnja Ejup Ganiq ishte arrestuar në Londër sipas kërkesës së Serbisë por ishte liruar me arsyetim kinse “kjo akuzë ka qenë e motivuar politikisht”.

Në BE druajnë se ky arrestim i Haradinajt mund t’i keqësojë rrethanat për vazhdimin e dialogut dhe të nxitë tensionet në Kosovë.

Reagimi i vetëm kritik ndaj arrestimit të Haradinajt ka ardhur nga nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek e cila ka kërkuar nga BE-ja që “të ushtrojë presin ndaj Serbisë që të heqë flet arrestet e vjetruara”.

“Mbajtja e fletarresteve të vjetruara ndërkombëtare nga viti 2004 nga ana e Serbisë, e cila është në dialog të moderuar nga BE-ja me Kosovën, është krejtësisht e papranueshme. Në të njëjtën kohë është vështirë të kuptohet se pse Franca vepron sipas këtij fletarresti, pasi është shteti i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës me 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së saj. Pos kësaj Franca ka raporte të shkëlqyeshme me Kosovën”, ka thënë Lunaçek.

“U bëj ftesë Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini, sikur edhe Qeverive të 28 shteteve anëtare dhe në veçanti atyre të 23 shteteve që kanë njohur Kosovën të gjejnë fjalë të qarta ndaj Serbisë në mënyrë që të heqë flet arrestet e vjetruara. Haradinaj, siç e dinë të gjithë, ka qenë po ashtu i liruar dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi”, ka shkruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...