Thaçi diskuton nevojën e koordinimit ndërshqiptar me liderët në Maqedoni

5 Janar 2017 - 15:58      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë ka takuar liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni, të cilët i ka përgëzuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se në takimet e presidentit Thaçi me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe të Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është diskutuar nevoja për një koordinim të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar që ka për qëllim respektimin e vullnetit të lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016.

“Presidenti Thaçi i ka përgëzuar për sjelljen e partive politike shqiptare para dhe pas rezultatit zgjedhor, i cili duhet të reflektoj momentin për të riafirmuar përcaktimet programore dhe strategjike të shqiptarëve që janë edhe në interes të së ardhmes evropiane të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Në takim me përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Maqedoni është shprehur gatishmëria e tyre për t’u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë”, thuhet më tej aty.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...