Serbia synim konstant e ka destabilizimin e Kosovës, thotë Murati

5 Janar 2017 - 15:22      

Ministri i Diasporës, Valon Murati, njëherësh kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka shprehur bindjen se Serbia synim konstant e ka destabilizimin e Kosovës.

E sipas tij, këtë e realizon herë përmes veprimeve siç janë riaktualizimi i urdhërarresteve për ish-ushtarët dhe ish-komandantët e UÇK-së, siç është rasti me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë por edhe të shumë bashkëluftarëve anekënd Evropës në vazhdimësi, por edhe me veprime siç janë ato të ndërtimit të murit në pjesën veriore të Mitrovicës, e herë përmes shfrytëzimit të mekanizmave të përdorimit të vetos nga ana e deputetëve serb, e që ia lejon kushtetuta jonë për të na bllokuar në funksionimin e shtetit.

“Serbia mjeshtërisht e shfrytëzon dhe pranon çkado që asaj i përshtatet nga Pakoja e Ahtisaarit, por nuk e pranon shtetin e Kosovë. Të gjithë ne, forcat politike shqiptare, duhet pasur guximin politik e të dalim jo vetëm përtej inateve tona dhe luftës së pakompromis për pushtet, por edhe përtej kornizave politike dhe juridike të të menduarit e që kanë buruar nga kjo pako”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net. “Në radhë të parë duhet të kemi guximin të vendosim në rend të ditës parimin e reciprocitetit me Serbinë. Por kjo nuk ndodh duke i ndërprerë bisedimet, por duke i vënë në qendër të bisedimeve Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, ka shtuar më tej.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...