Gashi demanton ministren Hoxha për rastin Dehari, thotë se provat nuk ishin hermetikisht të mbyllura [video]

5 Janar 2017 - 15:15      

Avokati i familjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, Tomë Gashi insiston se i ndjeri Dehari nuk është vetëvrarë në burgun e Prizrenit.

Për këtë Gashi thotë se ka treguar raporti i ekspertizës nga ekspertët e pavarur.

Ai tha se në videoincizimet e publikuara të burgut të Prizrenit është bërë prerja e shiritit të kamerave të burgut. Kjo sipas tij vërteton se qelia ose dhoma ku ka qëndruar Astrit Dehari nuk është mbyllë hermetikisht deri në orën 16:51, ndërsa për vdekjen e Astrit Deharit është raportuar rreth orës 15:00.

“Është gjet gjak në tutat e poshtme, është gjet gjak në këmishë dhe brekë, por jo në xhemperin e tij. Sa i përket ekspertizës së fundit nga prokuroria themelore në Prizren thuhet qartë se nuk kanë gjendur gjendje emocionale të çrregulluar”, tha Gashi.

Avokati Gashi ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha që të mos ndërhyjë në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij ajo është motivuar politikisht në lidhje me deklaratat për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit.

Ai tha se ministrja deklaron se në rastin kanë marrë pjesë tre përfaqësues të EULEX-it, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë, por aty ka qenë vetëm një përfaqësuese, raporton KP.

Gashi ka demantuar ministren Hoxha e cila ka deklaruar se të gjitha provat kanë qenë të mbyllura hermetikisht dhe janë dërguar për analiza hetimore.

“Ky dokument është i Policisë, ndërsa ministrja e Drejtësisë thotë se gjithçka ka qenë e mbyllur hermetikisht dhe janë marrë për analiza”, tha Gashi.

Sipas tij, ministrja Hoxha në njërën anë ka kërkuar nga prokuroria të hetojë pistën e vdekjes së Astrit Deharit, ndërsa në të njëjtën kohë ajo kërkon hetimin për ekspertët të cilët sipas tij me ekspertizë e vërtetojnë se Dehari është vrarë.

Gashi ka thënë se edhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha, e ka mbyllur rastin duke u thirrur në raportin e Mjekësisë Ligjore, dhe kjo sipas tij është keqpërdorim.

Gashi ka shpërndarë edhe një video të deklaratave të Hoxhës në Rubikon të KTV-së.

Avokati Gashi tha se raportin përfundimtar për vdekjen e Astrit Deharit ende nuk e ka.

Konferenca është mbajtur në dy mujorin e vdekjes së Deharit.

Konferencën e plotë të Gashit për rastin Dehari mund ta shikoni më poshtë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...