Turqia i jep përkrahje Kosovës në fushën e mjedisit

5 Janar 2017 - 14:57      

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Ferat Shala është takuar sot me ambasadoren e Republiksë së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Përmes një komunikate thuhet se në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha të mjedisit ndërmjet Kosovës e Turqisë.

Shala njoftoi ambasadoren me mundësitë e bashkëpunimit dhe fushat me prioritet të Ministrisë që drejton të tilla si, mbrojtja e ajrit nga ndotja, mbrojtja e lumenjve, trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza, si dhe planifikimin hapësinor.

Nga ana e saj Kiliç shprehu përkrahjen e plotë për projektet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe garantoj përkrahje konkrete në forma të ndryshme për të përmirësuar shumë fusha të mjedisit në Kosovë, thuhet më tutje në komunikatë.

Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet në nivele të ndryshme për të intensifikuar dhe konkretizuar bashkëpunimin e ndërsjellë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...