5 Janar 2017 - 14:40
Në orën e lartpërmendur një person është futur në servis dhe ka vjedhur makinën, duke u larguar me shpejtësi.
Menjëherë, punonjësi i servisit ka njoftuar policinë dhe makina është lokalizuar dhe ndalur në zonën e Laprakës, Tiranë, brenda një intervali kohe prej 25 minutash nga koha e vjedhjes.
"Policia e shtetit, përkatësisht komisariati, nr. 1 në Tiranë ka kontaktuar me shoferin e ambasadës Feriz Selimi, i cili më ka vënë menjëherë në dijeni për ngjarjen. Pas marrjes së njoftimit jam angazhuar me verifikimin e të dhënave dhe kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme".
"Aktualisht, makina është rikthyer në servis dhe çdo gjë është nën kontroll".
"Sqarojmë se servisi në fjalë eshtë i autorizuari i kompanisë së sigurimit kasko INTERSIG sha. Kopjen origjinale të kësaj shkrese do ta nisim më vonë, pasi që prej ditës së djeshme në ambasadë nuk ka energji elektrike", thotë zyrtari i Ambasadës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...