
5 Janar 2017 - 13:45
KTV sot ka raportuar për kolona të gjata të mergimtarëve në Merdare.
“Duke qenë se tani është periudha kur i keni përfunduar pushimet dhe largoheni masivisht nga vendlindja, kalimi kufitar përbën një sfidë të veçantë për ju. Një prej arsyeve për shkaktimin e këtyre radhëve të gjata është edhe përqendrimi kryesisht në dy pikëkalime kufitare: Merdar dhe Dheu i Bardhë”, thuhet në komunikatë.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar vazhdimisht që të ndikojnë te pala serbe për aplikimin e procedurave lehtësuese në kufi, thotë MeD.
Gjithashtu, në mënyrë që t’u shmangeni pritjeve në radhë të gjata, Ministria e Diasporës iu rekomandon fuqishëm që të zgjidhni edhe pika të tjera për kalimin kufitar, përkatësisht ta përcillni gjendjen nëpër këto pikëkalime përmes tabelës së publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të cilën mund ta gjeni KËTU.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...