Formohen organet udhëheqëse të komunës së Gucisë

5 Janar 2017 - 13:26      

Janë formuar organet udhëheqëse të komunës së Gucisë për katër vitet e ardhshme, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Nga gjithsejt 30 këshilltar sa ka Kuvendi Komunal (KK) i Gucisë u themelua organet qeverisëse nga këto subjekte: Partia Socialiste me 9 këshilltarë, Partia për Guci me 6 këshilltarë, Partia Socialdemokrate me 4 këshilltarë. Koalicioni UDSH-ASH me 3 këshilltarë (parti shqiptare) , Partia Boshnjake me 1 këshilltar”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Kurse partitë që janë në opozitë janë: Lidhja Demokratike në Mal të Zi 4 këshilltarë (parti shqiptare) , Partia Social Demokrate me 2 këshilltarë, Partia Popullore Socialiste me 1 këshilltar.

Kuvendin e komunës së Gucisë 23 janë pjesë të shumicës qeverisëse dhe 7 janë në opozitë.

Në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit më 30 dhjetor për kryetar të Kuvendit të Komunës së Gucisë është zgjedhur Xhenadin Radonçiq. Me datën 31.12.2016 për kryetare të komunës së Gucisë është zgjedhur Anela Çekiq, kryetare edhe në mandatin e kaluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...