Nitaj: Fletarresti për Haradinajn, si i Milosheviqit për liderët botërorë më 1999

5 Janar 2017 - 12:37      

Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe njëherësh zëdhënësi i saj, Muharrem Nitaj ka reaguar për arrestimin e Ramush Hardinaj, trasneton Koha.net.

Ai, fletarrestin për Haradinajn e ka krahasuar me fletarrestimet e Millosheviqit për arrestimin e liderëve botërorë më 1999.

Niktaj ka shkruar:
Autoritetet franceze e kanë ndaluar ish - kryeministrin e vendit, liderin kryesor të Opozitës në Kosovë dhe njërin prej komandantëve kryesor të luftës. E gjithë kjo është bërë në bazë të një fletarresti të Serbisë me akuzat më monstruze, për të cilat ish -kryeministri Haradinaj, dy herë është shpallur i pafajshëm prej të gjitha akuzave, nga instanca më e lartë e drejtësisë nderkombëtare, një fletarresti të ngjshëm me të cilin kërkohej arrestimi edhe i liderëve kryesorë botëror në vitin 1999!
Autoritetet franceze e dinë këtë fakt dhe heqja e kësaj barre pēr Zotin Haradinaj është çështje orësh, por kjo çka ka ndodhur me zotin Haradinaj, është alarm i mosfunksionimit të Shtetit të Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare.

Zoti Haradinaj ka udhëtuar edhe më parë, disa herë gjatë muajve të fundit, në shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Francën dhe nuk është ndaluar! Ndalesa e tij kësaj radhe, edhe pse nuk do të prodhojë asnjë efekt juridik, ajo në rastin më të mirë, është e pajustifikueshme, e pakuptimtë dhe e çuditshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...