
5 Janar 2017 - 11:40
“Duke u bazuar nga të dhënat të cilat i kemi marrë nga terreni, pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët rajonale dhe autostrada ‘Ibrahim Rugova’ janë të kalueshme”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se përkundër që reshjet e borës janë duke vazhduar Ministria e Infrastrukturës ka angazhuar të gjitha ekipet në të gjitha rajonet e Kosovës, për mirëmbajtjen e rrugëve për të siguruar qarkullim normal të automjeteve.
Ministria e Infrastrukturës ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë vozitjes si dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore.
“Kërkojmë nga qytetarët e vendit tonë që të jenë të pajisur me pajisjet dimërore si dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes”, thotë MI.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...