Haradinaj sot merret në pyetje, AAK pret lirimin e tij pasdite

5 Janar 2017 - 09:05      

Dje pasdite, policia franceze, në aeroportin e Bazelit, ka arrestuar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish – kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, i arrestuar sipas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, po mbahet në një stacion policor në Francë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton Koha.net.

Haradinaj sot pritet të merret në pyetje nga autoritete franceze të drejtësisë për të hetuar faktin nëse ka pasur arsye për të mos e ekzekutuar kërkesën për ekstradim [të palës serbe], posaçërisht në këtë rast pasi është lëshuar për arsye politike.

Pal Lekaj, kryetar i Grupit parlamentar të AAK –së , mbrëmë i ka thënë Interaktivit të KTV-së se pret lirimin Haradinajt sot në orën 13.
Kundër arrestimit të Haradinajt kanë reaguar bartës të institucioneve të vendit: Presidenti i vendit, kreu i Kuvendit, Qeveria, dikastere të Qeverisë, parti politike e individë.

Ramush Haradinaj, udhëheqës i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, dy herë është përballur me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë dhe ajo dy herë e ka shpallur dhe e ka liruar të pafajshëm.
Me urdhër arrest ndërkombëtar të Serbisë janë arrestuar e ndaluar edhe ish - liderë të tjerë të UÇK-së, si Agim Çeku e Fatmir Limaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...