5 Janar 2017 - 08:31
Kosova ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të saj Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij nga ana e policisë franceze, raporton euronews, përcjell kp.
Ai është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Haradinaj ishte komandant gueril gjatë 1998-99 luftës në Kosovë dhe Serbia e konsideron atë një kriminel lufte për rolin e tij në udhëheqjen e kryengritjes në ish-provincën së saj, raporton ky televizion.
Theksohet se Haradinaj i cili po udhëtonte me pasaportë diplomatike, është gjykuar dhe liruar dy herë në gjykatën e OKB-së në Hagë për krime lufte.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...