Foto: Koha / ilustrim

Fjala: Arrestimi i Haradinajt, dëshmi se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten

4 Janar 2017 - 23:44      

Arrestimet e vazhdueshme të ish-komandantëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, mosdorëzimi i të pagjeturve dhe mosrespektimi i marrëveshjeve të Brukselit, janë argumente të forta se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten.

Kështu ka thënë kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i cili theksoi se “arrestimi i sotëm i Kryetarit të AAK-së, njëherësh ish-Komandantit të UÇK-së dhe ish Kryeministrit Ramush Haradinaj nga policia franceze, është dëshmi e qartë se këto bisedime me Serbinë, duhet të ndërpriten”.

“Deri kur ne duhet të durojmë fyerjen dhe arrestimet e bëra me kërkesë të Serbisë? Nëse Serbia nuk ndalet, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të tregoj se din dhe duhet me mbrojtë luftën e pastër dhe çlirimtare të UÇK-së”, ka thënë Kelmendi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...