
4 Janar 2017 - 23:40
Ai tha se me këtë Ligj, veteranët do të kenë më shumë të drejta për sa i përket gëzimit të pensionit.
“Projektligji i ri iu mundëson veteranëve që të mund të punojnë dhe të gëzojnë 50 për qind të pensionit. Sepse me ligjin e ri ata s’kanë gëzuar të drejtën për pension nëse kanë qenë në marrëdhënie pune”, ka thënë Klinaku, transmeton Koha.net.
Ai tha se me ligjin e ri, veteranët e UÇK-së do të kenë një buxhet prej 0,7 për qind të GDP-së së Kosovës.
Kategorizimi i veteranëve, sipas tij, tha se do të bëhet nga sekretariati ku edhe kanë aplikuar, në kuadër të Qeverisë së Kosovës.
Klinaku tha se në bazë të ligjit të ri, “më së shumti do të përfitojnë veteranët e vdekur që familjet e tyre do të gëzojnë pensionin e plotë, e jo siç ka qenë deri më tani, 70 për qind”.
Sipas tij, as kryeministri Isa Mustafa, as Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e as Presidenti Hashim Thaçi, nuk janë të gatshëm që të rishikojnë listat e veteranëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...