4 Janar 2017 - 23:33
Ai këtë ndalim e ka quajtur politik, pasi, sipas tij, Haradinaj edhe para 7 muajsh ka qëndruar në Francë gjatë kampionatit Evropian, për të përcjellë Kombëtaren e Shqipërisë.
“Institucionet e Kosovës nuk ka bërë asgjë në aspektin e anulimit të këtyre fletë arresteve. Për shkak të politikave të tyre servile e kemi edhe këtë gjendje në Kosovë. Ushtarët e UÇK-së nuk guxojnë të dalin nga Kosova për shkak të këtyre flet arrestimeve nga ana e Serbisë”, ka thënë Klinaku, ndërsa ka theksuar se OVL të UÇK-së kanë qenë gjithmonë kundër dialogut me Serbinë, pa u përfshirë edhe problemi i shqiptarëve të Luginës, transmeton Koha.net.
“Ne nuk e kemi përkrahur asnjëherë këtë dialog, sepse ne kemi kërkuar që të përfshihet edhe Kosova Lindore”, ka shtuar ai.
Sipas tij, skena të këtilla sikurse ndalimi i Haradinajt, mund të përsëriten edhe shumë herë ndaj ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së.
“Ne kemi qenë kundër gjykatave ndërkombëtare, të cilave nuk u besojmë. Ne kemi kërkuar që të formohet një gjykatë vendore që do t’i ndiqte dhe hetonte këto krime të pretenduara që janë kryer në Kosovë”, theksoi Klinaku në Interaktiv të KTV-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...