5 Janar 2017 - 06:30
Në përgjigje të paralajmërimeve se Kosova, për shkak të presionit që bën pushteti turk, do të mbyllë disa institucionet arsimore, Faton Fetahu, asistent i ministrit Arsim Bajrami, ka thënë se MASHT-i inspekton tërë procesin arsimor në vend dhe se shkollat turke deri tash kanë ushtruar veprimtarinë në pajtim me ligjet e Kosovës.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përmes mekanizmave të saj, në kuadër të përgjegjësive ligjore, inspekton dhe monitoron procesin edukativo-arsimor që zhvillohet në të gjitha shkollat e vendit. Deri më tani, nga raportet që kemi, konstatohet se shkollat turke kanë respektuar sistemin arsimor të Republikës së Kosovës, duke përfshirë licencimin dhe rilicencimin, zbatimin e politikave nacionale si Korniza e Kurrikulës së Kosovës, planprogramet dhe tekstet shkollore, vlerësimet e jashtme, inspektimet, dhe në tërësi organizimin dhe funksionimin e tyre në bazë të legjislacionit arsimor të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Fetahu.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...