Qeveria pranon se korrupsioni mban peng rritjen ekonomike

5 Janar 2017 - 06:45      

Qeveria e ka pranuar se prokurimi publik përbën një fushë që e karakterizon mungesa e transparencës dhe që, në veçanti, është e rrezikuar nga korrupsioni. Kjo dhe faktorë të tjerë janë identifikuar si barriera të rritjes ekonomike.

Të dhënat janë prezantuar në draftin e Programit të Kosovës për reforma ekonomike 2017-2019, një kopje të të cilit, të mërkurën, e ka siguruar gazeta.

Çështja e korrupsionit është problematizuar në kapitullin që flet për menaxhimin e financave publike.

Aty është theksuar se prokurimi publik në Kosovë përbën një gamë të gjerë të shpenzimeve të parasë publike. Të dhëna të sakta nuk janë përfshirë për vitin që sapo është përmbyllur, ndërsa është evidentuar e dhëna se vetëm në 2015-n janë dhënë 10.895 kontrata me vlerë totale prej afër 401 milionë eurosh. Nga to, 76 për qind janë dhënë përmes procedurave të hapura.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...