Foto: Ilustrim

Haradinaj nesër del para Prokurorit të Përgjithshëm – shqyrtohet kërkesa për ekstradim

4 Janar 2017 - 22:31      

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar të mërkurën pasdite në aeroportin Basel-Mulhouse-Friborg, kanë bërë me dije burime policore dhe të drejtësisë.

Ai u arrestua nga policia kufitare me të zbritur në aeroportin në fjalë pas fluturimit nga Prishtina, dhe i është dorëzuar Zyrës të Prokurorit Publik në Mulhouse (Haut-Rhin).

Një burim i drejtësisë i ka thënë Reutersit se Haradinaj gjendet në ndalim gjyqësor dhe se të enjten do të paraqitet para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit të qytetit Colmar, Francë, në mënyrë që kërkesa për ekstradim të ekzaminohet nga dhoma e hetimeve, transmeton Koha.net.

Ramush Haradinaj raportohet të ketë qenë duke udhëtuar me pasaportë diplomatike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...